Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi deputeti i PD-së, Belind Këlliçi e paditi për shpifje dhe fyerje përmes postimeve në rrjetet sociale dhe mesazhet telefonike të shpërndara.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari e falenderon Këlliçin për këtë padi, pasi shton se ky ka qenë qëllimi i saj, duke qenë e vetmja mënyrë që ajo të paraqesë faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.
Kokalari tregon se ka firmosur që informacione që ka parë dhe analizuar, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund t'i bënte publike, por tani që do ja kërkojë gjykatësi, e detyron që faktet t'i bëjë disi publike.
Aktivistja shton më tej se Këlliçi ka dërguar një turmë me njerëz drejt saj me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek |"ngacmimet seksuale".
Kujtojmë se Këlliçi kërkon 10 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim nga Kokalari dhe deklaroi se paratë e dëmshpërblimit do t'i shpenzoj si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik.
Postimi i Kokalarit:
BELIND KELLICI ME DOLI NE SHTEG!!
E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.
Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.
Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.
Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t'ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.
Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum.
Pra, pis me baltë nuk e bëra unë - unë në baltë e gjeta.