Ish-deputeti i PS: Nuk është si Nano, Rama është hakmarrës me ata që e kritikojnë

16 June 2022, 22:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputeti i PS: Nuk është si Nano, Rama është
Edi Rama dhe Spartak Braho

Ish-deputeti socialist Spartak Braho, ka qenë një mik i ngushtë i Edi Ramës, por tashmë marrëdhëniet e tij me kryeministrin janë ftohur.

Duke komentuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dhe festën e organizuar, Braho tha se ishte  amian Gjiknuri ai që e ftoi, ndërsa tregoi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka pasur asnjë komunikim.

“Më ka marrë në telefon Damian Gjiknuri, babai i të cilit është themelues jo Damiani…. më tha je i ftuar, ‘po shyqyr që jeni kujtuar i thash, por duhet të bëni kujdes që të gjithë të pranishëm, nuk ka histori të PS që fillon në 2005, apo 2007, por fillon që nga 1991, dhe tërë këta burra janë kontribuues të historisë së PS, është pasuri, thesar.

 

Nuk pata komunikim me Ramën, dmth e para e punës nuk do vetë të uroj Ramën, Rama duhet të më urojë mua, por meqë unë hyj tek ata ngacmuesit, nuk i pëlqejnë shumë ata që e kritikojnë, është hakmarrës, nuk është si Fatos Nano, edhe me Nanon kështu shkonim ne, por ishte brilant në qëndrimin shoqëror, harronte, në kuptimin që nuk u vinte re dhe qe shumë pozitiv, ishte tjetër tip partia që krijoi Nano me këtë tani”, u shpreh ai në emisionin “Frontline”.


Video