Ish-deputeti Halit Valteri, ashtu siç kishte paralajmëruar ka depozituar ditën e sotme në SPAK një tjetër kallëzim për presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Por sot në kallëzimin e tij përfshihet edhe ish-ministri Petrit Vasili, si dhe zyrtarë të tjerë të LSI.
Në një prononcim për mediet, Valteri tha se këta funksionarë kanë shpërdoruar fondet publike gjatë ushtrimit të detyrës, ku mes të akuzuarve sipas tij është edhe pronari i godinës së LSI, Muharrem Berisha.
Sipas tij persona të lidhur ngushtë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë pastruar para jashtë vendit.
"Petrit Vasili, Edmond Panariti, dhe çifti Meta-Kryemadhi, janë paditur për skemën e lobimit. Tjetër, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, të cilët kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave. Të gjitha paratë janë përfituar nga korrupsioni.
Flasim për kontrata lobimi që arrijnë vlerën e 300 mijë eurove dhe jane deklaruar vetëm 15 mln lekë të vjetra.
Burimi i të dhënave është nga mediat, të huaja dhe shqiptare, më pas është hulumtuar duke marrë deklarimet e LSI nga 2021-2021 dhe të gjithë kontratat që kanë qenë përdorur edhe firma që rezultojnë me humbje dhe bëjnë transferta të dyshimta drejt LSI. Bëhet fjalë për periudhën 2016, 2017, 2018 ku Meta dhe ministrat e tij kanë shkuar në SHBA.
Janë bërë akordimet e tabelave që ata kanë deklaruar dhe të gjitha kontratat dhe paratë e derdhura janë përdorur firma fiktive nga kompanive që janë me humbje dhe bëjnë transferuar 40-50 mijë euro drejt LSI. tha Valteri.
“Global security International”, shoqëria e lobimit ka bërë pasqyrimin e pagesave, por në sistemin tonë të tatimeve nuk janë pasqyruar, ndaj dyshohet se janë përdorur kompani off shore dhe para të ardhura nga korrupsioni", tha Valteri.
Ai ka paralajmëruar edhe denoncime të tjera, kësaj here jo vetëm nga LSI. "Do ketë të tjerë dhe nga PD e PS", tha ai.
Më herët Valteri ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta, pasi bazuar në dokumentet zyrtare që ai disponon, kur ai ka qenë në pushtet, ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.