"Ti je qorr nga trutë", "Injorant", debat dhe ofendime në emision

16 June 2022, 09:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ti je qorr nga trutë", "Injorant", debat dhe ofendime

Një tjetër debat ka ndodhur mes zëvendës ministrit të Financave Besart Kadia dhe aktivistit Arlind Qorri, në studion e emisionit “Open”.

Të ftuarit nuk kanë kursyer as ofendimet ndaj njëri-tjetrin teksa flisnin për rritjen e çmimeve dhe protestën e mbajtur sot.

Pjesë nga debati:

Besart Kadia: Shtetet e tjera kanë ndryshuar çmimin e energjisë. Masat e paketës sociale ishin të përkohshme, tani jemi në fazën ku inflacioni është problem global. Nëse Banka Qendrore Europiane e çon masën… meqë ky është i zgjuar le të ma sqarojë ç’nënkupton.

Arlind Qorri: Je injorant me diplomë që mendon se ekonomia është shkencë ekzakte. Ka teori dhe ti i referohesh vetëm njërës.

Unë kërkoj që shteti të transferojë pasurinë e atyre që e kanë me shumicë dhe e kanë marrë me pa të drejtë.

Kjo qeveri i thënçin e majtë nuk i shkon në mend që një oligark ta taksojë

Besart Kadia: E taksoi pra

Arlind Qorri: Edhe uli taksimin e dividentit.

Besart Kadia: Ti je qorr nga truri nuk është rastësi mbiemri që ke. Je i paaftë të kuptosh po vetëm të protestosh. Protestues je dhe vetëm protestues.

Arlind Qorri: Je vulgar. Me profesion merrem me shkencën politike. Zotrote që je me diplome ekonomie…


Video