Edi Ramës “i thyhet” zemra, çfarë mesazhi la në Kiev (Foto)

15 June 2022, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Ramës “i thyhet” zemra, çfarë mesazhi la
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev ku pritet që të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë ka shkuar në Irpin dhe Borodyanka, ku ka parë nga afër pasojat e bombardimeve ruse.

Ndër të tjera, ai ka vizituar edhe ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë. Në postimin e fotove nga kjo vizitë, Rama ka vendosur një zemër të thyer krahas flamurit të Ukrainës.

Kryeministri Rama ka lënë shënimin e tij në librin e kujtimeve dhe ka lënë mesazhin që bota të triumfojë dhe “ta ndalojë këtë horror dhe Ukraina të mund të dalë nga ajo e rilindur”.



Video