Berisha, tryezë me mjekët: Kjo qeveri iu përçmon, iu detyron të emigroni

14 June 2022, 19:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha, tryezë me mjekët: Kjo qeveri iu përçmon, iu
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi pasditen e sotme një tryezë diskutimi me mjekët, ku u diskutuan problematikat në sistemin shëndetësor.

Berisha tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.

“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë. Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës”, u shpreh Berisha.


Video