
SHBA kërkojnë dhe mbështesin që Bashkimi Europian të hapë pa vonesa negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.
“Mbështesim fuqimisht Shqipërinë për t’u bashkuar Bashkimit Europian dhe presim hapjen zyrtare të negociatave (Konferenca Ndërqeveritare) sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një shënimi në Twitter ka shpërndarë takimin e ambasadorit të SHBA në BE Mark Gitenstein me ambasadoren e vendit tonë në Bashkimin Europian, dhe ka dhënë mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Qëndrimi i Ambasadës është në linjën e qëndrimit diplomatik të Uashingtonit në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
SHBA mbështet pa kushte anëtarësimin e gjithë rajonit, me përjashtim të Serbisë, e cila thotë se më parë duhet të zgjidhë përmes dialogut çështjet e hapura me Kosovën.