Kryeministri Edi Rama është shprehur i ashpër me kryebashkiakët e vendit, teksa i ka thirrur në një mbledhje. Ai i ka paralajmëruar për masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura.
Kryeministri tha se bashkitë akumulojnë borxhet dhe probleme që t’ua zgjidhë qeveria. Po ashtu Rama tha se bashkitë janë shumë të prapambetura me dixhitalizimin e shërbimeve.
"Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që marrin kompani ndërtimi e zhvillojnë pronat. Cfarë u pengon? Me një gur kapin 2 zogj, strehojnë njerëzit e tyre dhe shesin për të mbledhur të ardhura, pse të mos bëhet kjo? Sa janë tregjet bujësore me pjesmarrje apo pronësi bashkiake, sa janë pikat e grumbullimit e të shpërndarjes. Sa nga ju kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovranë për bujqësinë?
Sa herë e keni përsëritur këtë gjë, për të ardhur te një tjetër gangrenë që është uji. Pse duhet të ballafaqohemi me probleme serioze për ujin. Bashkitë nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve me abuzimin me pasurinë në emër të komfortit elektoral. Pasuria nuk shkon aty ku duhet po vetëm borxhe, borxhe, borxhe. Pa folur për shërbimet e tjera, pastrimi, transporti publik.
Pse duhet të jetë qeveria kampione në dixhitalimin e pse të mos jenë bashkitë. Ka kuptim që bashkitë të jenë të prapambetura në dixhitalizim?, Rama.