Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me kallëzimin e bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Sipas ish-presidentit Meta, autoriteti i 'Dosjeve' në mënyrë skandaloze ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i PL, theksoi se nga ana e Autoritetit janë kryer gjashtë shkelje.
“Sot, kam depozituar pranë organeve të drejtësisë kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me shkeljet flagrante dhe të qëllimshme, të ligjit nga ana e tyre, në shërbim të verbër të sulmeve politike të kryeministrit Edi Rama lidhur me mua si ish-President I Republikës, dhe Kryetar i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend. Lidhur me shkeljet flagrante kundër meje si ish-president dhe si kryetar i partisë së Lirisë , kanë konsumuar gjashtë vepra penale”, tha Meta.