Meta për shkarkimin e Gledis Nanos: U bë kokë turku!

31 August 2022, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta për shkarkimin e Gledis Nanos: U bë kokë turku!
Kreu i PL, Ilir Meta

Kreu i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Në fjalimin e tij për mediet Meta tha se shkarkimi i Nanos  ishte një vendim i çuditshëm por i zakonshëm nga qeveria Rama.

“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Në një kohë ku priteshin përgjegjësi më të larta politike. Është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës. 10 muaj më parë ai u promovua me entuziazëm si një prurje e re dhe shpresëdhënëse. Nuk besoj se ka naiv në këtë vend që të besoj që drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi. Hëngshin kokat me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin”, tha Meta

Gledis Nano u shkarkuar nga detyra e tij si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Vendimi u mor  pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosura.

 


Video