“Fundi i marrëzisë” apo “marrëzia pa fund”/ Erion Braçe: Të njëjtët palaço po përdorin sportin për bastet e tyre

31 August 2022, 14:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Fundi i marrëzisë” apo “marrëzia pa
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtues të Federatave sportive, ku diskutuan në lidhje me rihapjen e basteve.

Lidhur me operacionin “Fundi i marrëzisë”, ku u mbyllën lojërat e fatit dhe bastet, Braçe i revoltuar shkruan se marrëzia nuk ka fund pasi persona që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre.

Postimi i Braçes:

“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres.

Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.


Video