
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, të thirrur nga kryertari Sali Berisha janë marrë disa vendime, si dhe janë caktuar kryetarët për grupet e punës sipas qarqeve.
Në Tiranë do të drejtojnë Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Ndërkohë dy deputetët që së fundmi u pozicionuan krah Berishës, Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu do të drejtojnë grupet e punës përkatësisht në Berat dhe në Dibër.
Kryetarët e Grupeve të Punës që do të drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike:
Qarku Kukës – Isuf Çela.
Qarku Dibër – Xhelal Mziu.
Qarku Shkodër – Bardh Spahia.
Qarku Lezhë – Jozefina Topalli.
Qarku Durrës – Oerd Bylykbashi.
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë