"Nuk e kisha menduar që ky komision do të degjenerojë", Spahiu përplaset me Vokshin: Çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht!

11 Nëntor 2024, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Komisioni Hetimor i Sterilizimit

Debatet vijuan edhe sot në Komisionin hetimor të sterilizimit teksa pritej të jepej dëshmia e biznesmenit Ilir Rrapaj. Kryetarja Vokshi debatoi me deputeten socialiste Klodjana Spahiu, kur kjo e fundit tha se ky komision po degjeneron.

Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.

Albana Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!

Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.

Vokshi: Po ofendon, mua s’ma lejon po s’duhet të ishe më në këtë mbledhje, e keni tek Vilma shqetësimin.

Spahiu: Ju e keni të hapur mikrofonin në çdo moment,

Vokshi: Prej teje se prisja. Më vjen keq që del nga goja juaj se nuk je e tillë.

Spahiu: Do më lësh të flas?

Vokshi: Tërhiq fjalën degjenerim.


Video