Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit

10 Nëntor 2024, 09:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje e publikuar nga kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, përmes së cilës, i bën thirrje të rinjve të zgjedhin Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit.

Në videon e ndarë në rrjetin social Facebook, të rinjtë e angazhuar në sektorin e hoteleri turizmit, u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të zgjedhin Arsimin Profesional.

Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Video