Një tjetër emër, pjesë e listës së deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës ka dalë në dosjen e përgjimeve që çuan pas hekurave Jurgis Çyrbjan.
Gazetari Elton Qyno ka publikuar një pjesë të dosjes dhe në disa prej bisedave përmendet një person të cilin i referohen si “liri”, që parashikohej të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Durrës.
"...3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri Zonat tona janë për “J” (Jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha Mond Ç (Mond Çekiçi). Gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota Bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr Xhavzotën E kena blindu Gjepalen po Shijak,”- i shkruan i shumëkërkuari Altin Hajri, Jurgis Çyrbjas, duke i premtuar me siguri ulësen në Kuvend.
Por, më pas i nis listën e kandidatëve me foto dhe aty përmendet personi që i referohen si “Liri”.
“Gjithashtu në 7 mars 2021 personi nën hetim Altin Hajri, i bën me dije të hetuarit Jurgis Çyrbja, se kishte qenë në shoqërinë e një personi që edhe Jurgisi e njeh dhe e informon se "liri" do jetë kandidati i vendosur në listën për deputet i katërti ose i pesti, duke nënkuptuar kandidatin tjetër të Qarkut të Durrësit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe pak më vonë i dërgon një foto ku dallohet qartë lista për kandidatë për deputet e Partisë Socialiste edhe se në pikën shtatë dallohet emri Jurgis Çyrbja,”- thuhet në dosje.
Kush është “Liri”?
I vetmi më këtë emër që kanë pjesë e listës së PS-së është, Ilir Ndraxhi.
Dhe nëse shohim listën, konfirmohen fjalët e Hajrit, të cilit Çyrbja akuzohet se i ka siguruar strehë gjatë kohës që kërkohej për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës.
Ndraxhi është renditur në vendin e pestë.
Lista e plotë e kandidatëve të PS-së në Durrës:
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka