“Ia kanë dorëzuar lubi Ballukut 15% të buxhetit”, Berisha: Unazën e Tiranës e ka ndarë në 14 kontrata!

8 Nëntor 2024, 12:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 15% e buxhetit të vitit 2025, do t’i jepet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“A e dini e çfarë kanë bërë me buxhetin? 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut”, tha kryedemokrati.

Berisha akuzoi Belinda Ballukun se ka ndarë unazën e Tiranës në 14 kontrata për të vjedhur dhe se çmimi ka shkuar në 16 mln euro km.

Sali Berisha: A e dini e çfarë kanë bërë me buxhetin? 15% të buxhetit ja kanë dorëzuar lubi Ballukut, e cila unazën e Tiranës që ndërtohet prej 15 vitesh, sot është në gjysmën e punimeve dhe këtë gjysmë lubi Balluku e ka ndarë në 14 kontrata. A e kuptoni? Janë 12-13 km janë ndarë në 14 kontrata për të vjedhur dhe çmimi shkon 16 mln euro km.

Video