Turjan Hysko “investitor strategjik” me 77 mijë m2 tokë në Lukovë, Berisha i drejtohet moderatorit me një paralajmërim të fortë!

9 Nëntor 2024, 20:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha / Turjan Hysko

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar moderatorit Turjan Hysko duke e paralajmëruar të mos pranojë të bëhet “investitor strategjik” duke marrë nga qeveria 77 mijë metër katror tokë në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, atë të Lukovës.

“Mos e merr se nuk do e gëzosh”, i është drejtuar Berisha këngëtarit Hysko, duke thënë se tokat e dhëna për resorte “do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike.

Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë.

Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh.

Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve.

Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ky buxhet është buxhet mjerimi.

A e dini ju miqtë e mi, se vetëm 2.6 përqind është lënë për fëmijët tanë në shkolla, për shkollat e fëmijëve tanë?

Video