"Një apartament i tërë mbi tarracë", denoncimi: Kjo është shtesa pa leje e Arben Ahmetajt (video)

11 September 2022, 14:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Një apartament i tërë mbi tarracë", denoncimi:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar me një video mesazh në faqen tij në Facebook, një ndërtim pa leje.

Sipas denoncuesit ndërtimi pa leje është bërë nga zëvendëskryeministri i Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

‘Kjo është shtesa mbi tarracë e Arben Ahmetajt.

Për Ramën dhe suitën e tij, ligji nuk ekziston’, shkruan kreut i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

Prej pak ditësh qeveria ka nisur një aksion për prishjen apo sekuestrimit e ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

Vetë zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zbritën në terren dhe njoftuan sekuestrimin e dy pallateve të ndërtuara pa leje. 

Po te shtëpia e Ahmetajt do të shkojnë? 


Video