
Me banorët e Ersekës, Berisha foli për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë teksa hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i shumëzon qytetarët me zero dhe se kombi është në rrezik.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.
‘U desh lufta në Ukrainë që Kosova të kuptojë që Kosova është në kufirin e tij në Ballkan. Kurse ky vazhdon mbron Serbinë nëpër samite. Një njeri edhe i pamend, se ua siguroj që luftë Serbia me NATO-n, s’bën kurrë. Jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre dhe të diskutoj me ta, sepse ky shumëzon me zero qytetarët e Shqipërisë. Ky thotë bujqësia po lulëzon, ndërkohë që tokat s’kanë të mbjella.’
Ka shndërruar qeverinë në makineri të tmerrshme mashtrimi. Për rrugën Korçë- Kolonjë në 2018 u tha se do të përfundonte vitin e ardhshëm, rruga vijon akoma dhe shton paratë në xhepat e tyre.
Bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepa e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 e ca mln euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, shumë më e lirë se ç’ishte në fillim të luftës. Këtu është akoma e shtrenjtë. 250 ton naftë futen kontrabandë. jemi në një situatë ku shqiptarët po braktisin vendin në mënyrë masive. SA duhet ti dalim zot vendit apo të pajtohemi me këtë rrokullisje.- tha Berisha.