'Shqipëria po vuan dhe do të vuajë'/ Sulmi në TIMS, mesazhi që u shfaqej policëve në kompjuter

10 September 2022, 11:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Shqipëria po vuan dhe do të vuajë'/ Sulmi në
Kryeministri Edi Rama

Irani ka bërë një tjetër sulm kibernetik në Shqipëri, duke goditur sistemin TIMS. Mediat shkruajnë se kompjuterat nuk janë ndezur e ku ishte shkruar edhe një mesazh.

"Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK", shkruhej në mesazh.

Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri me dije se Irani ka sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, duke theksuar se po bashkëpunon me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama. 

Ky sulm ka ‘paralizuar’ për disa orë në pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku po policët kanë hapur regjistrat dhe punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

 


Video