Procesi i Brdo-Brijuni, Begaj niset për vizitë zyrtare në Slloveni

11 September 2022, 11:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Procesi i Brdo-Brijuni, Begaj niset për vizitë zyrtare në

Presidenti Republikës Bajram Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.


Video