Kuvendi miratoi dje ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e diasporës dhe shqiptarëve nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Ndryshimet ligjore sigurojnë mbulimin e gjithë shpenzimeve postare për çdo fletë votimi nga jashtë vendit, si dhe numërimin e tyre nga një komision dypartiak.
Kryeministri Edi Rama ftoi diasporën të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për ti dhënë fund asaj që e quan kënetë dhe bufi që po mban peng vendin, duke iu referuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Rama theksoi se grupkapitujt po hapen me shpejtësi dhe Shqipëria është në rrugën e mbarë për t'u integruar brenda 2030.
"Vota e 11 majit është vendimtare për Shqipërinë e 2030Brenda mandatit të 4 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumënderuar dhe shumë dëshiruar të BE. Këtu jemi për pyetje përgjigje por na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Është shpejtësi e jashtëzakonshme e ecurisë së negociatave se Shqipëria po i përmbush me hapa të shpejta ndërkohë që këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”- tha Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale.