Parlamenti "shkrin" Këshillin Drejtues të RTSH-së, shkarkohen 10 anëtarët dhe kryetari

17 February 2025, 18:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parlamenti "shkrin" Këshillin Drejtues të RTSH-së,
Leka Bungo / RTSH

Maxhoranca dhe opozita janë bërë bashkë në parlament duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tanimë procesi është pezulluar, ndërsa kërkesa për shkarkimin e Këshillit Drejtues u bë me kërkesë të Komisionit të Medias.

Votimi në Kuvend:

Gezim Podgorica SHKARKOHET me 89 vota

Genc Permeti SHKARKOHET me 91 vota

Leka Bungo SHKARKOHET me 95 vota

Albert Minga SHKARKOHET me 88 vota

Ardita Reci SHKARKOHET me 92 vota

Dionis Papadhimitri SHKARKOHET me 92 vota

Edmond Tullumani SHKARKOHET me 96 vota

Engjell Ndocaj SHKARKOHET me 94 vota

Ilir Keko SHKARKOHET me 89 vota

Mevlan Shanaj SHKARKOHET me 64 vota

Milena Selimi SHKARKOHET me 93 vota


Video