Amerikani i fushatës së PD sulmon Ramën, LaCivita: Kukull e Sorosit

17 February 2025, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amerikani i fushatës së PD sulmon Ramën, LaCivita: Kukull e
Chris LaCivita dhe postimi i tij

Drejtuesi politik i fushatës së PD, Chris LaCivita ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë si një “kukull të Sorosit”.

Në një postim në rrjetin social “X”, LaCivita ka shpërndarë fotografinë e Ramës me Alex Soros, të cilën djali i George Soros e postoi sot në Instagram pas zërave se kryeministri Rama kishte fshirë çdo foto që kishte me të.

“Kukulla dhe padrinoja i kukullës”, shkruan LaCivita, i cili drejtoi fushatën e Donald Trump në SHBA.

Edhe më herët, LaCivita e ka quajtur po njësoj kryeministrin Rama, teksa vetë demokratët në Shqipëri e shohin atë si një “sherif” që do i risjellë pas 12 vitesh në pushtet.

Amerikani i fushatës së PD sulmon Ramën, LaCivita: Kukull e
Postimi i Chris LaCivita

Video