Kryetrari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Ai tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.
‘Thërrisni në seancë ministrin e brendshëm që gënjeu publikun dhe Kuvendin në seancën e kaluar se nuk kishte pasur policia dijeni për prezencën e një turme të punonjësish para GJKKO dhe SPAK. Në mënyrë të pa precedentë policia jo vetëm nuk kishte bërë detyrën por nuk i ishte përgjigjur as thirrjes së Gardës së Republikës. Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë t'i kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nesti Angoni ka dy seanca që mungon, nuk e di ku është zhdukur këto ditë’, tha ai.