Berisha lexon letrën për Dumanin: Zbaton politikën e Soros në Shqipëri

17 February 2025, 10:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha lexon letrën për Dumanin: Zbaton politikën e Soros
Sali Berisha, SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi se i ka lënë një letër kreut të SPAK, Altin Dumanit, teksa u paraqit për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që është vënë ndaj tij, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të mostrës George Soros dhe kukullës së tij në Tiranë.

Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.

Firmosur, Sali Berisha.

Kjo është kopja!”, tha Berisha para mbështetësve të tij, të grumbulluar para godinës së SPAK. 


Video