Të buzëqeshur dhe me dorën hedhur mbi shpatullat e njëri-tjetrit, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Mynih (FOTO)

16 Shkurt 2025, 19:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Kurti

Gjithnjë është përfolur për një krisje në marrëdhënien e tyre, por sa herë që ndodhen në vente jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti nuk e shmangin njëri-tjetrin dhe madje duke pozuar gjitnjë së bashku, si për të thënë që jashtë kufijve janë gjithnjë të bashkuar.

Kjo fundjavë i gjeti dy kryeministrat, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, në Mynih, aty ku morën pjesë në Konferencën e Sigurisë, duke diskutuar në panele të ndryshme dhe duke zhvilluar takime të nivelit të lartë.

Në Mynih, Rama dhe Kurti janë takuar edhe me njëri-tjetrin, siç tregojnë disa foto në albumin fotografik të kësaj ngjarjeje, që kryeministri Rama i  ka publikuar në Facebook.

Fotoja ku Rama dhe Kurti shfaqen të buzëqeshur dhe me dorën hedhur mbi shpatullat e njëri-tjetrit e hap albumin në fjalë.

Në një tjetër foto Rama dhe Kurti shfaqen duke biseduar, teksa së bashku me ta ndodhen edhe dy ministrat e Mbrojtjes, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ejup Maqedonci i Kosovës.

Rama ka takuar edhe Richard Grenell, të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta.

Në Mynih u mbajt Konferenca e Sigurisë, ku u diskutua lufta në Ukrainë, lufta në Gazë, si dhe sfidat e tjera globale.

 

Video