“Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare”, Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë: Kur merret vendimi

16 Shkurt 2025, 18:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili me anë të një rekursi ka kërkuar lirimin nga qelia.

Në Dhomë Këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti u arrestua tetorin e vitit të shkuar, teksa tashmë kërkon një masë më të butë sigurie duke argumentuar se kërkesa lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video