Rubio uron shqiptarët për 28 Nëntorin: SHBA dhe Shqipëria, partnerë të fortë në siguri dhe mbrojtje

28 Nëntor 2026, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rubio uron shqiptarët për 28 Nëntorin: SHBA dhe Shqipëria,
Marco Rubio

Një mesazh urimi për 114-vjetorin e Pavarësisë ka ardhur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio uron në emër të SHBA popullin shqiptar, ndërsa vlerëson partneritetin e fortë me Shqipërinë.

Në një deklaratë zyrtare, Rubio vë theksin edhe te bashkëpunimi mes dy vendeve për t'iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike.

Deklarata e plotë

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t'u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t'iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike. Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.


Vox Pop

Video