Berisha “kapet mat” në Kuvend, ja çfarë po kontrollonte në Facebook (FOTO)

17 Shkurt 2025, 19:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Për liderin e opozitës, Sali Berisha, dita e sotme, ka qenë e mbushur me zhvillime. Mëngjesi e gjeti në SPAK, ku hodhi akuza ndaj institucionit të akuzës dhe kryesisht ndaj Altin Dumanit.

Më pas mori pjesë në seancën parlamentare ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

E megjithatë, në kulmin e debateve në Kuvend, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale.

Berisha është fotografuar me iPad-in e tij në dorë, teksa ndjek ecurinë e një postimi të tij në rrjetin social Facebook.

Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi ka shkruar në videon e postuar: “Qenka zgju mirë kryetari sot”.



Video