Mirela Kumbaro fton djemtë grekë: Të vijnë dhe të martohen në Shqipëri (Video)

30 April 2022, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mirela Kumbaro fton djemtë grekë: Të vijnë dhe të
Në foto: Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri.

Ftesa e Kumbaros është bërë gjatë hapjes së Panairit të Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, ku i pranishëm ishte edhe zv.ministri i Jahstëm grek, Kosta Fraggoyannis.

“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas”, shprehet Kumbaro.

Video e marrë nga MCN:



 


Video