“S’e bëni dot më shpejt?”, Rama inspekton me Pacollin kantierin e Aeroportit të Vlorës

29 April 2022, 14:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S’e bëni dot më shpejt?”, Rama inspekton me
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli

Kryeministri Edi Rama po inspekton nga afër kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kreu i qeverisë shqiptare po sheh nga afër bashkë me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin e njohur, Behgjet Pacolli si dhe ministren e Infrastrukturës, Beldina Balluku. Sipas kësaj të fundit, ky aeroport do të ketë pistën më të madhe ajrore në vend.

“Sot në aeroportin e Rinasit kemi 58 fluturime në ditë. E kemi sqaruar dhe psikologjinë e këtij aeroportin, ku do të kemi edhe bizneset për mirëmbajtjen e avionit këtu, apo dhe plane të tjera që kemi për këtë zonë”, tha Balluku.

Rama: A nuk e bëni dot më shpejt?

Balluku: Më shpejt nuk e bën dot, por në prill të 2024-ës. Janë të gjitha pjesë e pistës.

 


Video