A biseduat për Berishën? Alibeaj zbardh takimin me zyrtarët e DASH

29 April 2022, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A biseduat për Berishën? Alibeaj zbardh takimin me zyrtarët e
Në foto: Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj dhe Sali Berisha

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka reaguar pas takimit me Ndihmës Sekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfrie.

“Pata kënaqësinë ta takoja. Diskutuam për çështje të Shqipërisë si ajo e demokracisë. Diskutuam për Shtetin e së Drejtës, si dhe për luftën ndaj Korrupsionit. I shprehe vendosmërinë tonë për luftën ndaj korrupsionit. Vendosmërinë dhe qartësinë tonë për këto sfida. Nuk lash pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka pasur me SHBA në të gjithë trajektoren politike. Vura re për këtë marrëdhënie të posaçme për mbështetje. Mor mbështetje të fortë për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme. Opozitë pro amerikane. Janë çështje të rëndësishme", tha Alibeaj.

A u fol për situatën e Brendshme në PD dhe a u përmend emri i Sali Berishës?

“Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për cështje të rëndësishme. Si demokracia shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit", u shpreh Alibeaj. 


Video