Makina që përfundoi e kthyer përmbys poshtë autobusit të Unazës është nxjerrë nga lumi i Lanës.
Ndërsa autobusi ndodhet ende aty, i rrethuar me shiritin e policisë
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur autobusi i “Go Green” kishte zënë poshtë makinën, nga e cila u nxorrën me urgjencë 2 të rinjtë nga banorët e zonës.
Dy të rinjtë që po udhëtonin me makinën e vogël, Jurgen Rama 27 vjeç shoferi dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit, u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mbetën të plagosur edhe shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku, fatorino A. K., 61 vjeç e pasagjerja F. Ç., 64 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku nga sa është raportuar paraprakisht makina i ka prerë rrugën autobusit, megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.