U gjetën të masakruar në vaskë, zbardhet vrasja e çiftit të shqiptarëve në Francë

29 April 2022, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjetën të masakruar në vaskë, zbardhet vrasja e
Policia franceze

Policia franceze ka zbardhur vrasjen e dyfishtë të çiftit të shqiptarëve nga Kosova në Francë, të cilët u gjetën të masakruar me thikë në banesën e tyre në Epinal, ku jetonin dhe punonin prej 4 vitesh.

U deshën tre ditë hetime intensive, që grupi hetimor të zbardhte dinamikën e krimit makabër, i cili tronditi mëngjesin e së martës opinionin publik në qytezën e vogël franceze.

Prokurori publik i Epinalit, i cili kishte marrë çështjen në ngarkim, në një konferencë për mediat detaje konkrete të vrasjes, duke thënë se autori i krimit ishte bashkëshorti, i cili dyshohet se e masakroi gruan e tij për motive xhelozie.

Shaqir Gashi pasi vrau me thikë gruan e tij Kumrije Dervishi kreu vetëvrasje duke goditur edhe veten disa herë më thikë. As fëmijët dhe as ndonjë palë e tretë nuk kanë gisht në këtë ngjarje dhe këtë e vërteton dhe analiza e ADN-së në armën e krimit.

Çifti nga Kosova ishin prindër të 8 fëmijëve, 4 prej të cilëve ishin në banesë kur është regjistruar ngjarja e rëndë. Ata janë marrë në pyetje nga policia për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, ndërsa po trajtohen edhe nga një psikolog, pasi qenë vetë ata që panë prindërit e tyre të larë në gjak brenda në vaskën e banjës.

Ngjarja tragjike u regjistrua mëngjesin e së martës, ku ishin banorët e pallatit ata që lajmëruan policinë, pasi dëgjuan të qarat e fëmijëve.


Video