Shtëpia e barit në Kashar, një biznes familjar (Video)

29 April 2022, 16:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shtëpia e barit në Kashar, një biznes familjar (Video)

Shtëpia e barit e zbuluar këtë të premte nga policia në zonën e Kasharit në Tiranë ka qenë një biznes i mirëfilltë familjar.

Policia njofton se ka arrestuar Xhevrije Sulaj, Shqipe Sulaj, Luan Sulaj, Ylli Sulaj, me lidhje familjare ndërmjet tyre për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike si dhe dy punonjës të OSHEE-së Lutfi Bashën dhe Rifat Kuçin.

Dy punonjësit e OSHEE akuzohen për shpërdorim detyre. Po ashtu u procedua penalisht edhe kryeplaku i fshatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Gjatë operacionit janë zbuluar dy kate të një banese, të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Po këtë të premte, policia njoftoi se ka zbuluar një tjetër shtëpi bari, këtë herë në Tropojë.




Video