Makina përplas për vdekje një person në Tiranë

28 April 2022, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje një person në Tiranë
Policia

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video