SPAK hap garën për sektorin e hetimit financiar, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

28 April 2022, 16:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK hap garën për sektorin e hetimit financiar, kriteret që

Ngritja e seksionit të hetimit financiar ka qenë një prej prioriteteve, që Arben Kraja e ka përmendur që në raportin vjetor të punës së prokurorisë së posaçme të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo strukturë po ngrihet vetëm tani dhe SPAK ka miratuar rregulloren e përzgjedhjes së anëtarëve të saj.

Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t'i bashkohen një skuadre që mbështet prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kandidatët për këtë strukturë duhet të plotësojnë disa kritere si, të jenë diplomuar për drejtësi, financë apo në fusha të tjera që lidhen me hetimin financiar. Të kenë eksperiencë punë jo më pak se dy vjet si oficerë të policisë gjyqësore, duhet të hapin pëlqimin për kontrollin periodik të komunikimeve dhe llogarive të tyre bankare.

Nëse kandidatët vlerëson si të mundshëm, ata do t’u nënshtrohen më pas 4 fazave të vlerësimit, si kontroll të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, vlerësim me shkrim, intervistë me gojë, vlerësimin e jetëshkrimit etj.


Video