“S’e dua më motrën tënde", si e goditi Festim Hoxha me thikë kunatin në Durrës

28 April 2022, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S’e dua më motrën tënde", si e goditi Festim
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, sherri mes kunetërve ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit.

BW shkruan se Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.

“Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e tij. Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.


Video