Atentati në Vlorë, policia jep detajet zyrtare

29 April 2022, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentati në Vlorë, policia jep detajet zyrtare

Policia ka dhënë informacion zyrtar për atentatin e ndodhur pasditen e së premtes në lagjen 10 korriku në Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, ky dyshohet pas një konflikti shtetasi Juxhin Aliaj, dhe shtetasi me iniciale L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka persona të lënduar.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.


Video