53 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

29 April 2022, 18:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

53 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën në 24 orët e fundit.

Janë kryer 1,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë.

Janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.


Video