Meta zbulon se ka refuzuar shkarkimin e Ahmetajt si Zv. Kryeministër!

26 July 2022, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta zbulon se ka refuzuar shkarkimin e Ahmetajt si Zv. Kryeministër!
Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Ilir Meta ka folur sot për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

“Arben Ahmetaj është shkarkuar prej kohësh. Sepse ai e kishte kuptuar që donte një qeveri te re, ilegjitime. Një pjesë e socialistëve e kuptojnë që situata është e rënduar, por nuk flasin se janë nën presion dhe janë në vende pune” u shpreh Meta.

Meta në konferencën e parë si drejtues i Partisë së Lirisë foli dhe për opozitën, bashkëpunimin me PD, ideologjinë e partisë tij.

Me rikthimin e politikën aktive Ilir Meta shkriu organet drejtuese te partisë që vete themeloi por u tregua zemërgjerë me lidershipin e vjetër të partisë duke i amnistuar nga gabimet të së shkuarës duke nisur me djegien e mandateve dhe bojkoti e zgjedhjeve akte të cilat zotohet se nuk do përsëriten më.

 “Partia e lirisë për aq kohë sa do jem lideri i saj asnjë sekond sdo bojkotojë asnjë gjë në këtë vend. As  seancë parlamentare asgjë tjetër”, tha Meta.

Fajëson Lulzim Bashën për vendimet që dëmtuan LSI. Ish aleatin e e bashkëshortes nuk e fal për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilin për herë të parë zbulon të pathënat e një pakti që nuk u realizua kurrë.


Video