"Nuk kam konkurrencë me Berishën", Meta për partinë e tij: S’jemi nacionalistë, por ultrademokratikë

26 July 2022, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk kam konkurrencë me Berishën", Meta për
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot konferencën e parë nën drejtimin e partisë së re Partia e Lirisë, që në fakt është LSI-ja me emër të ndryshuar.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ideologjie ka partia e tij, Meta nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se është ultrademokratike, dhe theksoi se Kushtetua është gjithëpërfshirë dhe nuk është as e majtë dhe as e djathtë.

"Nuk jemi parti nacionaliste. Jemi ultrademokratike. Pashë që kishte shumë shqetësim për referendumin dje. Është garanti i rikthimit të demokracisë në vend. Kushtetuta e vitit 1998 ishte më e mira që është bërë, që u bë me referendum nga populli i Shqipërisë. Referendumi është një pjesëmarrje e popullit në vendimmarrje. Është përfshirje e njerëzve në politikë. Nuk është fake si ata folloëersat nga Bangladeshi." tha Meta.

I pyetur nëse a do të jetë partia e tij, konkurente e PD-së se kush do të jetë partia e parë e opozitës, Meta tha se nuk është në konkurencë me Berishën.

"Nuk është ky problemi ynë, se kush do jetë partia e parë e opozitës. Nuk je gjë tjetër veçse bisht i mazhorancës. Je i paaftë për ndryshim. Nuk kam asnjë konkurrencë, këto janë shpikje të kleptokracisë, me zotin Berisha. Nëse do ketë konkurrencë, do jetë luftë e përditshme kundër korrupsionit ndaj kapjes së shtetit. Ftoj çdo qytetar, miq dhe partnerë që çdo informacion, çdo denoncim dhe deklaratë, ta sjellin tek Ilir Meta dhe Partia e Lirisë. Të jenë 100% të bindur se nuk do i dalë emri si burim informacioni. Siç nuk i ka dalë askujt deri më tani. Kur qeveria ka vendosur ta përgjysmojë Shqipërinë, sigurisht ne si Parti e Lirisë do ndezim shpresën, flakën e demokracisë." tha Meta.


Video