Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e LSI-së, të cilës i ka ndryshuar tashmë emrin dhe e ka quajtur Partia e Lirisë.
I pyetur nëse kjo parti është e majtë apo e djathë, Meta u përgjigj: “Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”.
“Partia e Lirisë, është liria. Sovraniteti është i majtë apo i djathtë. Është gjithëpërfshirëse. Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathë. PS është e majtë? Partia e Lirisë është patriotike që do të ndezë shpresën”, deklaroi Meta.