Meta e mbyll me dekoratë Presidencën, vlerëson figurën e lartë socialiste

23 July 2022, 20:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta e mbyll me dekoratë Presidencën, vlerëson figurën e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili është në ditën e fundit të mandatit të tij e mbyll Presidencën me dekorata.

Meta ka vlerësuar me  “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli.

Njofrimi i Presidencës:

MOTIVACIONI:

“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë.” Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.


Video