
Enkelejd Alibaej dhegrupi ieputetëve që e mbështesin nuk do të bojkotojnë seancën e betimit të Bajram Begajt si President.
Kreu i grupit parlamentar të PD ka reaguar pas lajmit se PD do të bojkotojë seancën pasi e quan antikushtetuese zgjedhjen e Bajram Begajt si President.
Reagimi i Enkelejd Alibeajt
Ne do marrim pjese ne seancen e neserme ne Kuvend. Seanca e neserme eshte e parashikuar nga Kushtetuta. Qendrimin tone per z. Begaj e kemi mbajtur dhe eshte i qarte. Ai perfaqeson zgjedhjen e njeaneshme te mazhorances dhe nuk perfaqeson gjysmen e shqiptareve.
Por ka nje ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidences se Republikes si institucion. Kemi respektuar e do te respektojme Kushtetuten dhe institucionet e jo individet. Jemi shume te qarte ne kete pozicion. Edhe ne 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atehere nuk mori pjese ne votim por mori pjese ne ceremonine e betimit.