LSI ka thërritur mbajtjen e Konventës Kombëtare në orën 19:00 të së hënës dhe i pranishëm në këtë konventë pritet që të jetë edhe Ilir Meta.
Meta mbyll mandatin pesëvjeçar në Presidencë të dielën dhe nuk do të humbasë kohë për t’u rikthyer në politikën aktive.
Në konventë, Kryemadhi pritet që të njoftojë largimin nga drejtimi i partisë dhe hapjen formale të procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri, praktikisht duke e dorëzuar partinë te Ilir Meta sërish.
Kryemadhi ka kërkuar pjesëmarrje masive në Konventën që mbahet në Pallatin e Kongreseve, madje udhëzimi i saj para protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër rritjes së çmimeve më 7 korrik i ka lënë në vullnet të anëtarësisë pjesëmarrjen në këtë protestë, me kusht që pjesëmarrja të ishte sa më masive në konventën e së hënës.