Rama për çmimet e larta: Më e lehtë të shkosh në Greqi dhe Turqi se të rrish në Dhërmi

23 July 2022, 14:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama për çmimet e larta: Më e lehtë të shkosh në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto cmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që krijohen.

E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktivë dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm, por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

 


Video