Sergei Lavrov ministri i jashtëm rus, ka lëshuar një deklaratë të fortë në një kohë kur sytë e botës janë nga Rusia dhe ”përballja” e saj me Ukrainën.
Ministri rus ka thënë sot se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës, të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska, raporton VoxNews.al.
“Sa i përket situatës në Donbas, ne jemi shumë të alarmuar nga raportet e fundit. NATO ndëryri për të parandaluar nëj gjenocid të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithçka u realizua me sukses dhe ky rajon tani po lulëzon. Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë dhe tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe SHBA. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass”, tha ai./Përshtati VoxNews.al marrë nga Sputnik.