"Po grabisin 800 mijë m2 nga Porti i Durrësit", Basha i përgjigjet Berishës: Sharlatan që ecën në politikë me gënjeshtra

18 February 2022, 11:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po grabisin 800 mijë m2 nga Porti i Durrësit", Basha i
Sali Berisha, Basha dhe projekti i portit të Durrësit

I ashpër ishte Lulzim Basha ndaj Sali Berishës për akuzat që ky i fundit i ka bërë për përvetësim bashkë me Ramën të 800 mijë metër katror tokë në Portin e Durrësit.

Nga Durrësi ku ishte në një takim me tregtarët, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për këtë bashki më 6 mars, Luan Hoti, Basha tha se ka sharlatanë që ecin në politikë vetëm përmes gënjeshtrave.

"Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pak për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë. Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit. Kjo punë s'bëhet duke sjellë një sheik"-tha Basha.

Cfarë thoshte Berisha

Berisha tha se e gjitha është ndërtuar mbi bazën e një skeme mafioze me një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, emiri i së cilës është zhdukur dhe 100% e aksioneve i është shitur “kompanisë offshore Rama-Basha”.

"Një nga aferat korruptive më të mëdha të planetit. Megagrabitës kanë vendosur t'i rrëmbejnë qytetit, në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metër katrorë në një vlerë prej disa mld euro. Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj e emiri është zhdukur dhe siç thotë ministrja që njihet për grykësinë e saj, në rregullat tregtare i shiti 100% kompanisë ofshorë Rama-Basha të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë tokë në zemër të Durrësit. Nuk ka në histori një vjedhje gjigante e këtyre përmasave. Kjo bën që inceneratorët që janë një vjedhje flagrante, të duken një nënfish i vogël i asaj që po zhvillohet në Durrës. Po e bëjnë vetëm për të larë paratë e drogës në këtë aferë", tha Berisha.


Video